E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Eglant Koçit/ Gjykata lë në burg të arrestuarin, mohon të ketë gisht në rrëmbimin e 34-vjeçarit

Gjykata penale e Tiranës la në burg Enea Zyferin, kamarierin e lokalit në pronësi të Armand Shakaj, një person i shpallur në kërkim për pengamarrjen e 34 vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Zyferi u arrestua nga policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa ka dyshime se ai është rrëmbyer, është mbajtur peng dhe është vrarë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35-vjeçari të jetë vrarë dhe me pas trupi të jetë zhdukur./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›