E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë

LEZHË- Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Lezhës, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Gazetari i ABC News Gjergj Figuri raporton se ngjarja ka ndodhur pranë një resorti në rrugën e Kunës.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shkaqet./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›