Zhegrova zhgënjen te Juventusi, dështon eksperimenti në ndeshjen e parë si titullar

Eksperimenti nuk funksionoi. Kundër Pafos, tifozët e Juventus prisnin shumë nga Edon Zhegrova, i cili luante ndeshjen e parë si titullar pas gati një viti. Ai debutoi me bardhezinjtë nga minuta e parë, por zhgënjeu.
Kosovari kishte lënë përshtypje shumë të mira me lojën e tij në hapësira të ngushta dhe me driblime në ato minuta që ishte aktivizuar nga stoli. Pritej të shihej edhe gjendja fizike e Zhegrovës, por në fund përgjigja ishte neto: eksperiment i dështuar.
Sulmuesi anësor e nisi mirë, por më pas “u zhduk”, shpesh i paaftë për të kaluar linjën mbrojtëse të kundërshtarit. Vetëm një driblim në 3 tentativa dhe ky ishte i vetmi duel i fituar nga 7. Po ashtu, edhe 7 topa të humbur në 36 prekje.
Vetëm një shkëndijë, një gjuajtje që përfundoi jashtë. Ai që shkëlqeu ishte zëvendësuesi i Zhegrovës, Francisco Conceiçao, ndër të vetmit që e bënte të paparashikueshme manovrën e Juventusit. Në një pjesë loje portugezi ishte ai që gjuajti më shumë (3 herë) dhe që dribloi më shumë (3 herë).
Po ashtu, Conceiçao frymëzoi të dy golat e Juventusit, duke ndryshuar ndeshjen. Për momentin, Zhegrova duhet të presë, nuk është koha për eksperimente.