E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr aksidental në banesë, i moshuari në Selenicë të Vlorës humb jetën nga asfiksia

Një 85-vjeçar në fshatin Lapardha të Selenicës ka humbur jetën.

Policia njofton se i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët.

Sipas dyshimeve, ai ka humbur jetën nga asfiksia nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental në banesën e tij.

“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e  asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij”, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›