Zjarr i madh pranë hekurudhës në Fier, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sasi të madhe trarësh druri, të përdorur për linjën hekurudhore Fier-Vlorë. Ngjarja është regjistruar pranë hekurudhes, ku flakët kanë përfshirë trarët duke shkaktuar shtellunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të zjarrit, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit, të cilët po punojnë për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e mundshëm të autorëve në rast se konfirmohet zjarrvënia.
Situata mbetet në ndjekje.
/vizionplus.tv