E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 të lënduar, pezullohen fluturimet dhe transporti hekurudhor

Një zjarr i madh është përhapur me shpejtësi  në periferi të qytetit të dytë më të madh të Francës, Marsejë.

Si pasojë janë lënduar  110 persona, përfshirë 9 zjarrfikës dhe 22 policë, ndërsa janë djegur rreth 700 hektarë tokë.

Deri më tani, 400 persona janë evakuuar, ndërsa shume shtëpi janë shkatërruar.

Shkaku i zjarrit mendohet të jetë një automjet që u përfshi nga flakët në autostradë.

Sakaq zjarri masiv ka sjelle ndërprerjen e shumë shërbimeve.

Aeroporti i Marsejës anuloi të gjitha fluturimet, lëvizjet e trenave u pezulluan si dhe dy autostrada dhe  rrugë kryesore u mbyllën./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›