E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike, 29-vjeçari tenton t’i ikë policisë dhe përplas dy efektivë

Tiranë – Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, në tentativë për t’iu larguar policisë ka përplasur makinën e tyre.

Si pasojë dy efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar.

Policia njofton se ka vënë në pranga shtetasin S.Xh.

“Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›