E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarr mbetjeve inerte/ Lezhë, shuhen flakët, tymi mbulon zonën

Flakët që  përfshinë një sipërfaqe ku hidhen inerte dhe mbetje ndërtimi  pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhë herët mëngjesin e të dielës  u shuan. Ndërsa  tymi që u ngrit  në zonën e banuar dhe autostradë vijon ende.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.  Paraprakisht  ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.

Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zone. Prej kohësh ky vend është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh duke u bërë burim potencial për zjarre të përsëritura. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Lezhës po punohet  që brenda vitit  të ngrihet qendra e trajtimit të mbetjeve  me qëllim që ato të mos dërgohen më në landfill./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›