E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në Poliçan, era favorizon flakët, zjarrfikësit ndërhyjnë me pompa shpine

Një zjarr ka rënë në fshatin Mbrakull, në Njësinë Administrative Mbrakull të Bashkisë Poliçan.

Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të madhe me pisha dhe është duke vijuar ende në disa zona, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës kanë shkuar grupet e shërbimit zjarrfikës të Poliçanit, që janë duke punuar për të vënë nën kontroll flakët.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur futjen në zonën e zjarrit me mjete dhe kjo ka bërë që zjarrfikësit të ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për fikjen e zjarrit.

Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin janë bërë temperaturat e larta./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›