E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej.

Në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në zonë ndodhet edhe Teqeja e Kuzum Babasë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›