E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarr në një banesë në Kolonjë, lëndohet i moshuari

Në fshatin Sanjollas të Ersekës ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç.

82-vjeçari gjatë tentativës për të shuar zjarrin ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe  shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të rënies së zjarrit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›