Zjarr në një pallat pranë burgut 313 në Tiranë

Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure (29 prill) në një pallat pranë burgut 313 në Tiranë, duke shkaktuar alarm tek banorët e zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer në një apartament.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e rënies së zjarrit në orët në vijim.
Lajmi në përditësim…
/rtsh.al/