E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një pikë skrapi në Fllakë të Durrësit, në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit.

Flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit kanë mbuluar zonën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll.

Mësohet se biznesi merret me grumbullimin e skrapit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›