Zjarr në zonën malore të Shkodrës, era favorizon flakët

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën malore mbi Gruemirçezmë të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, aktualisht flakët nuk paraqesin rrezik për banesat që ndodhen pranë zonës.
Megjithatë, era e fortë që po fryn po favorizon përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar situatën.
Ndërkohë, punonjësit dhe specialistët e shërbimit pyjor janë nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vënë flakët nën kontroll.