Zjarret në Gramsh, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Koshnikut, në alarm disa zona

Situata me zjarrin në Gramsh vijon të mbetet kritike.
Burime pranë njësisë administrative Moglicë bëjnë me dije se nëse zjarret që kanë përfshirë disa fshatra të Gramshit kalojnë në masivin me pisha në zonën e Koshnikut, atëherë rrezikohen edhe fshatra të njësisë administrative Moglicë.
Sipas të njëjtave burime, më i rrezikuari mbetet fshati Zerec, për shkak të afërsisë me zonën pyjore ku mund të përhapet flakët.
/vizionplus.tv