E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrfikësit në luftë me flakët në landfill prej tre ditësh, Bashkia e Elbasanit jep detaje mbi situatën

Situata në landfillinin e Elbasanit vijon të mbetet e rënduar, ku prej 72 orësh forca të shumta zjarrfikëse por edhe të “FA” ndodhen në terren në “luftë” me flakët.

Lidhur me stiuatën Bashkia e Ebasanit në një reagim për mediat bën me dije se po vijon puna për fikjen e flakëve, ndërsa në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse si të qytetit të Elbasanit ashtu dhe të bashkive përreth, si dhe forcat e armatosura.

Ndërsa po bëhen vazhdimisht matje për të parë se sa është niveli i ndotjes.

Njoftimi:

Prej më shumë se 72 orësh, vijon puna intensive për izolimin e vatrës së zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Elbasan. Situata mbetet dinamike dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.

Në terren po operohet me forca dhe mjete të shtuara, të angazhuara nga:

Bashkia Elbasan

Bashkitë fqinje

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Ndërhyrja është përqendruar në izolimin dhe shuarjen e zjarrit me:

Ekskavatorë

Traktorë me zinxhirë

Mjete të rënda vetshkarkuese dhe zjarrfikëse të cilat po punojnë për kapsulimin e vatrës.

Nga ana tjetër, pompat thithëse me kapacitet të lartë mundësojnë hedhjen e ujit direkt në vatrën aktive.

Gjithashtu, operacioni mbështetet nga ndërhyrja ajrore, ndërsa në terren ndodhet ekipi i ekspertëve të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë matje të vazhdueshme të nivelit të ndotjes dhe rrezikshmërisë mjedisore.

Autoritetet vendore dhe qendrore mbeten të angazhuara për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të minimizuar ndikimin në mjedis. Publiku do të vijojë të informohet rregullisht mbi zhvillimet më të fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›