E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Komunën e Parisit, Balla: Shmangia e përhapjes së flakëve falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Taulant Balla, ka shkuar sot në vendngjarje për të parë nga afër situatën e krijuar nga zjarri që përfshiu një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla bën me dije se, sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një qiri i ndezur në banesë.

Balla thekson se reagimi i Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës dhe i Policia e Shtetit ka qenë i menjëhershëm, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ai nënvizon gjithashtu rëndësinë e marrjes së masave për sigurinë në banesa, duke e cilësuar rastin si një thirrje për më shumë kujdes nga qytetarët.

Sipas Ballës, gjatë takimit me familjarët e prekur janë dhënë udhëzimet për procedurat e deklarimit të dëmeve pranë Njësisë 5 në bashkinë Tiranë, me qëllim përfitimin e mbështetjes nga këshilli bashkiak.

Në fund të reagimit të tij, Balla ka shprehur falënderime për zjarrfikësit për punën dhe përkushtimin në përballimin e situatës.

1 nga 2

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›