E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Krastë të Krujës/ 50 efektivë të FA të angazhuar, punohet për izolimin e vatrës

50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme po punohet për izolimin e plotë të zjarrit.

Situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja është zhvilluar në një terren të vështirë.

Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›