Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, kryebashkiakja Sefa takohet me tregtarët: 10 prej tyre kanë pësuar dëme, do i dëmshpërblejmë

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, është takuar me tregtarët e prekur nga zjarri që përfshiu tregun e fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të parë nga afër dëmet dhe për të diskutuar masat që do të merren në ndihmë të tyre.
Pas takimit, kryebashkiakja deklaroi se rreth 10 tregtarë kanë pësuar dëmet më të mëdha nga flakët, ndërsa bashkia do të shqyrtojë mundësinë e dëmshpërblimit përmes Këshillit Bashkiak.
Ndërkohë, deri në pastrimin dhe sistemimin e plotë të zonës së dëmtuar, tregtarët do të vijojnë aktivitetin e tyre jashtë tregut, në hapësirat bosh pranë trotuareve.
Bashkia pritet të vlerësojë dëmet materiale dhe të vendosë mbi format konkrete të ndihmës për personat e prekur nga kjo ngjarje.
/rtsh.al/