E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në venddepozitimin e mbetjeve në Bulqizë, rrezikohen pyjet dhe banesat

Venddepozitimi i mbeturinave të Bashkisë Bulqizë mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjte.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aktivizimi i zjarrit, teksa tymi i zi i shkaktuar nga mbetjet plastike që ndodhen në të ka mbuluar gjithë zonën.

Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Klos është nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të asistuar në fikjen e tij.

Zjarri rrezikon të përhapet në masivin pyjor me dushqe të fshatit Plan i Bardhë dhe të zbresë tek banesat.

Autoritetet dyshojnë që zjarrvënia të jetë e qëllimshme dhe pritet të nisin hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›