E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarri përfshin një banesë në Korçë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Një apartament në lagjen 14 të Korçës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Deri tani policia nuk ka bërë me dije shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht mendohet se 60 vjeçari i cili banonte në këtë apartament të ketë lënë ndezur pajisjet elektrike që përdoreshin për ngrohje.

Zjarri në katin e parë të këtij apartamenti ka shkaktuar panik tek banorët të cilët deri në mbërritjen  e zjarrfikësve janë munduar me mjete rrethanore të fiknin zjarrin.

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme, një tjetër njoftim për zjarr në apartament u dha nga banorë të lagjes numër 2 në Pogradec, me mbërritjen e zjarrfikësve që arritën në kohë u evitua djegia e apartamentit.

Shkak për flakët ishte bërë një tenxhere që ishte harruar mbi sobën e gatimit nga familjarët.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›