E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri te “5 Maji”, Vengu: Forcat e Armatosura kudo dhe kurdo në vijë të parë!

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vlerësuar angazhimin e Forcave të Armatosura, të cilat janë vendosur në vijë të parë për përballimin e situatës së zjarrit në zonën e “5 Majit”.

Në një reagim publik, Vengu shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e tij për çdo djalë dhe vajzë pjesë e Forcave të Armatosura, në shërbim të Atdheut.

“Kudo dhe kurdo në vijë të parë”, theksoi ministri, duke nënvizuar se përkushtimi i tyre është përgjigjja më e fortë ndaj skepticizmit dhe cinizmit.

Aktualisht, zjarrfikësit e Komandës së Forcës Tokësore (FT) janë angazhuar intensivisht në shuarjen e flakëve, duke punuar në kushte të vështira për të neutralizuar rrezikun dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe pronën publike e private.

“Thellësisht krenar dhe mirënjohës ndaj çdo djali dhe vajze pjese e  Forcave të Armatosura, të cilët nuk njohin as orar e as lodhje në shërbimin e tyre ndaj Atdheut, ndaj skepticizmit e cinizmit jo e jo.  Zjarrfikësit e Komandës së Forca Tokësore “FT” në luftë me zjarrin në zonën e “5 Majit””, shkruan Vengu.

Një zjarr masiv shpërtheu në një magazinë të rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ndërsa flakët janë neutralizuar pas disa orësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›