E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri u mori jetën nënë e bir në Maliq! 14-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara

Nënë e bir humbën jetën tragjikisht këtë të diel në Maliq nga asfiksia, pasi zjarri shkrumboi shtëpinë e tyre. Pjesëtarët e familjes Azizllari nuk mundën të dilnin dot në kohë nga banesa dhe për pasojë, gjetën vdekjen.

Viktimat janë Merjeme Azizllari 40 vjeç dhe djali i saj 14-vjeçar.

Burime pranë Bashkisë bëjnë me dije se 14-vjeçari ishte me aftësi të kufizuara, merrte kemp dhe frekuentonte edhe qendrën komunitare në Maliq.

Ndërkohë, edhe vajza e mitur 6-vjeçare e familjes është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Banorët kanë rrëfyer momentin kur panë se shtëpia e familjes Azizllari ishte djegur plotësisht dhe mësuan për tragjedinë e rëndë që kishte ndodhur.

Shkaqet e zjarrit tragjik nuk janë zbardhur ende, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›