E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvërneci, Zogaj: SPAK të tregojë si është e vërteta e pronës

Në emisionin “Trialog”, analisti Preç Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me investimet në Zvërnec.

Sipas tij, çështja kryesore qëndron te sqarimi i së vërtetës mbi statusin e pronës, pasi sikurse ai thotë, “konflikti lidhet drejtpërdrejt me këtë çështje”.

“Themelore për mua dhe për publikun është sqarimi i së vërtetës për statusin e pronës. Konflikti lidhet me këtë. Gjithçka që po ndodh tani, me protesta dhe tensione, lidhet me ngjarjen fillestare, ku disa persona pretendojnë se prona është zaptuar. Sqarimi nga SPAK i jep fund çdo pikëpyetjeje dhe kjo është thelbësore. Kjo është një punë e madhe”, tha Zogaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›