Zvërneci, peizazh apo zonë e mbrojtur? Arben Meçe shpjegon statusin juridik

Në emisionin 3D, të moderuar nga Alban Dudushi, u diskutua gjerësisht çështja e projektit turistik në Zvërnec, një investim i shpallur me vlerë rreth 4 miliardë euro, i cili ka ndezur debate të forta dhe përplasje mes banorëve dhe autoriteteve.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në studio, solli një perspektivë ligjore dhe historike mbi statusin e zonës, duke theksuar se ajo nuk është nën mbrojtje të rreptë, por ka klasifikim si peizazh ku lejohen ndërtime turistike.
Meçes u ndal në një tjetër këndvështrim, duke e vendosur fokusin tek statusi ligjor i zonës dhe tek interpretimi i ligjit për peizazhet të miratuar në vitin 2004 dhe të riformatuar në vitin 2022.
“Zona për të cilën ne flasim është shpallur peizazh me vendim dhe me ligj në vitin 2004. Në atë kohë, peizazhi fillonte në Bisht Poro dhe përfundonte në derdhjen e Vjosës. Në vitin 2022 u bë riformatim, sepse ligji i ri e ndan në dy zona, por pa ndryshuar destinacionin. Duke qenë në këtë status dhe sipas klasifikimit që bën Evropa në këtë rast, është zonë ku lejohen ndërtimet turistike. Pra, jemi në kushte që nuk është në mbrojtje strikte. Dhe sot është po peizazh, dhe me ligj lejohet ndërtimi mbi të.”
/rtsh.al/