E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Herald Marku rikthehet në Shkodër

Tashmë është zyrtare: Herald Marku është një lojtar i Vllaznisë. 30-vjeçari rikthehet në Shkodër, aty ku 5 vite më parë fitoi Kupën e Shqipërisë me fanellën kuqeblu.

“Një rikthim në shtëpi. Një emër që e njeh mirë peshën e kësaj fanelle.

Herald Marku rikthehet te Vllaznia për sezonin 2026–2027, aty ku 5 vite më parë ngriti Kupën me ngjyrat kuq e blu. Sot rikthehet me një objektiv të qartë: Titullin kampion”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

Sezonin e kaluar Marku ishte pjesë e Flamurtarit, klub me të cilin u aktivizua në 29 ndeshje, duke shënuar edhe 3 gola për skuadrën vlonjate.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›