E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zyrtare: Milinkovic largohet nga Partizani

Tashmë është zyrtare: Mladen Milinkovic nuk është më trajner i Partizanit. Pas disfatës në derbit, klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, duke e shkarkuar nga detyra e tij.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.

Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›