E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xavi zbulon: Mund të kisha luajtur për Interin, Milanin dhe Bajernin

Xavi Hernandez ka zbuluar disa detaje rreth karrierës së tij si lojtar, veçanërisht në lidhje me një transferim të mundshëm në Serie A. Herën e parë ishte në vitin 1999, kur Adriano Galliani u përpoq ta merte te Milani: “Isha në bisedime me Gallianin, ai madje erdhi në Barcelonë me babanë tim menjëherë pas fitores sonë në Kupën e Botës U-20 në Nigeri në vitin 1999. Te Barcelona, ​​​​skuadra ishte praktikisht e plotë. Pata mundësinë të shkoja, por nuk isha plotësisht i bindur”.

Takimi i dytë me Italinë ndodhi një dekadë më vonë, në vitin 2008, përpara se të fillonte epoka e Guardiolës në Barcelonë: “Kisha mundësinë të shkoja te Bayern ose Inter. Por përparësia ime ka qenë gjithmonë Barcelona. Është e vërtetë që në kohë të vështira, me shumë kritika, mendova të largohesha, por zemra ime gjithmonë ka dashur të qëndroj te Barcelona”, tha trajneri spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›