Zyrtarët iranianë: Helikopteri i presidentit Raisi s’është gjetur ende nga ekipet e shpëtimit

Zyrtarët ushtarakë iranianë të përfshirë në operacionin e shpëtimit kanw bwrw tw ditur se vendi i saktë ku u rrëzua helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi ende nuk është gjetur ende.
“Helikopterët e bazës së 6-të luftarake të Forcave Ajrore të Tabrizit mbërritën në zonën e Varzeqan sipas urdhrit për të kryer operacione ndihme”, tha të dielën Komandanti i Bazës së 6-të të Forcave Ajrore të Iranit.
Këta helikopterë së bashku me ekipin e shpëtimit u dërguan në zonën e aksidentit me helikopter të autokolonës së presidentit që nga orët e para.
Fatkeqësisht operacioni dështoi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Zyrtarët kanë thënë se ekipet e shpëtimit po përballen me mjegull të dendur dhe të ftohtë ekstrem ndërsa nata rritet më vonë në Iran.
“Bashkimi Evropian po aktivizon shërbimin e hartës satelitore Copernicus EMS në përgjigje të rrëzimit, pas një “kërkese iraniane për ndihmë”, tha Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič në një postim në rrjetin social ‘X’.
/rtsh.al/