E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari rus: Dronët ukrainas u përpoqën të rrëzonin helikopterin e Putinit mbi Kursk

Zbulimi se Presidenti Vladimir Putin ishte në ajër, duke fluturuar me një helikopter mbi rajonin e Kurskut, kur ndodhi një sulm i rëndë nga dronë ukrainasë shkaktoi trazira në Rusi, sipas agjencisë ruse Astra.

Siç deklaroi komandanti i mbrojtjes ajrore lokale, Yuri Dashkin, “intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm në momentin kur helikopteri i Komandantit Suprem po fluturonte mbi zonë”.

Ai pretendoi se “helikopteri i presidentit ishte shënjestër e sulmit, i cili u zmbraps.”

⚡???????? BREAKING
Ukrainian Drones Target Putin’s Helicopter Over Kursk

Ukrainian drones reportedly tried to attack Putin’s helicopter mid-flight near Kursk. Russian air defenses responded quickly and blocked the strike. No damage was reported. pic.twitter.com/TWPmGWXYhC

— Inside the conflict (@Muhamma22474285) May 25, 2025

Nuk ka raportime për ndonjë lëndim të presidentit rus. Gjatë operacionit, forcat ruse pretendojnë se kanë rrëzuar gjithsej 46 dronë ukrainas.

Informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Kremlini, megjithatë, ai i shtohet një serie publikimesh të ditëve të fundit që pasqyrojnë tensionin në rajonin e Kurskut, pas rimarrjes së territorit nga forcat ruse.

Vetë Putini e kishte vizituar së fundmi rajonin, njoftoi Kremlini të mërkurën./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›