Imami Kosova nje hap me afer integrimeve euroatlantike
Ministri i Mbrojtjes merr pjese ne takimin rajonal te ministrave te Mbrojtjes
Ministrat e Mbrojtjes nga vendet e rajonit pervec Serbise jane takuar ne Kosove ne qytetin e Pejes ne nje konference te organizuar nga Ministria e Forces se Sigurise se Kosoves. Gjate fjales se tij ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami e cilesoi kete takim nje hap te rendesishem per aspiraten integruese euroatlantike te Kosoves. Duke pasur parasysh te gjithe mbeshtetjen qe Aleanca e Atlantikut te Veriut i ka dhene ne vijimesi ketij shteti te ri te Evropes duke pasur parasysh mbeshtetjen pa rezerva nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe mbeshtetjen e vendeve te rajonit te gjithe ne shpresojme qe kjo rruge do te jete sa me e shkurter. Por duhet ta themi qe ky eshte nje hap perpara koha do te na tregoj se deri ne cmase ky hap do te ndihmoje ka ndihmuar apo ka kontribuar per arritjen e ketij qellimi te madh te Kosoves - ka deklaruar ministri Imami. Ne perfundim te dites se pare te punimeve ministrat e Mbrojtjes kane nenshkruar nje deklarate te perbashket ku thuhet se eshte arritur qellimi per bashkepunimin dypalesh rajonal dhe euroatlantik ne fushen e sigurise si dhe ne fushen e pergjigjeve ndaj emergjencave civile. Ne kete deklarate po ashtu thuhet se nese duam te maksimizojme efikasitetin ne keto fusha ne duhet qe ne menyren me te mire te mundshme te koordinojme kapacitetet e secilit vend te interesuar. E pranishme ne kete takim Presidentja Atifete Jahjaga tha se shkembimi i pervojave dhe gjetja e formave me te mira te bashkepunimit jane ne interes te te gjitha vendeve dhe qytetareve te rajonit. Ne anen tjeter Kryeministri Hashim Thaci vleresoi se konferenca dergon mesazhin per te ardhmen e Kosoves por edhe te rajonit. Ministri i Forces se Sigurise se Kosoves Agim Ceku ritheksoi gatishmerine e FSK-se per te marre pjese apo per te kontribuar ne ruajtjen dhe ndertimin e paqes ne rajon e me gjere. Ne fund te kesaj konference u nenshkrua nje deklarate e perbashket permes se ciles ministrat e vendeve pjesemarrese do te mbeshtesin vullnetin e popullit dhe institucioneve te Kosoves per tu anetaresuar ne strukturat e mbrojtjes dhe sigurise. Nje tjeter marreveshje eshte arritur per shkembimin e kapaciteteve per perballimin e situatave te krizave te ndryshme ne rajon.