E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjes dosja ne Gjykaten e Larte

Te pandehurit dhe prokuroria i drejtohen shkalles se trete te gjyqesorit

Pasi perfunduan gjykimin ne Shkallen e Pare dhe ne Apel te pandehurit e akuzuar si anetare te Bandes famekeqe te Lushnjes i jane drejtuar tashme edhe Gjykates se Larte per te kerkuar pafajesi. Por pervec tyre shkalles se trete te gjyqesorit i eshte drejtuar edhe prokuroria qe kerkon prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit e cila uli denimet per disa te akuzuar. Gjykates se Larte i eshte drejtuar edhe Aldo Bare ose Alfred Shkurti i njohur si kreu i organizates kriminale i cili u gjykua vec nga anetaret e tjere te bandes.

Vendimi i Apelit

Dy muaj me pare Gjykata e Apelit per Krimet e Renda shpalli vendimin perfundimtar ndaj te akuzuarve si anetare te Bandes se Lushnjes duke deklaruar te pafajshem nje prej tyre dhe derguar dy te tjere ne prag lirimi nga qelite. Sipas vendimit gjykata rrezoi te gjitha akuzat ndaj te pandehurit Afrim Hoxha. Ai u deklarua i pafajshem per te gjitha veprat penale qe i faturoheshin nga prokuroria. Ne gjykimin ne Shkallen e Pare Hoxha ishte denuar me 18 vjet burg denim qe u prish nga Apeli. Ndaj tij gjykata urdheroi lirim te menjehershem. Po kjo gjykate uli denimin edhe per dy te pandehurit e tjere Rexhep Gina dhe Arjan Alico. Per te pandehurin Gina Apeli dha 10 vjet heqje lirie ne nje kohe qe ne Shkallen e Pare te Krimeve Gina u denua me 16 vjet burg. I pandehuri Arjan Alico u denua me 5 vjet burg. Nderkaq Apeli la ne fuqi vendimin e Shkalles se Pare per Burgim te perjetshem ndaj te pandehurve Arben Borici dhe Ilir Stergu. Te pandehurit Borici dhe Stergu nuk munden ti shpetojne burgimit te perjetshem ndonese gjykata pushoi akuzen per vrasjen e Xhevat Demirit. Po ashtu te pandryshuara mbeten denimet edhe per te pandehurin Erion Cici i cili u denua me 25 vjet burg si edhe per te pandehurin Jorgo Muzaka me 6 vjet burg.

Historiku

Sipas prokurorise momenti kyc ne krijimin e organizates kriminale ishte vrasja e Ramadan Shkurtit vellait te Alfred Shkurtit i njohur edhe si Aldo Bare. Po sipas akuzes per shkak te vrasjes se Ramadan Shkurtit nga ana e Artur Dajes vellai i tij Aldo Bare krijoi Banden e Lushnjes per tu hakmarre. Aldo Bare kishte rol dhe autoritet te padiskutueshem ne organizate - thuhej ne vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare. Po sipas vendimi pas ngritjes se organizates vec veprimtarise kriminale ajo eshte perfshire ne veprimtari ekonomike ne qytetin e Lushnjes. Keto veprimtari shtriheshin ne lagunen e Karavastase ne shoqerine e Sport-Klub Lushnjes ne bingon e qytetit e te tjera. Ne te njejtin vendim togat e zeza permendnin edhe bazen e bandes ne Lushnje ate te komisariatit nr. 2 i cili ishte ngjitur me komisariatin e policise se qytetit. Anetaret ekspozoheshin ne rruge te armatosur dhe te veshur me uniforma policie per te dhene idene se ishin te paprekshem dhe se ishin ata shteti - thuhej ne ate vendim.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›