E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Berisha për rritjen ekonomike

Rritja ekonomike për vitin 2010 do te jete me e madhja ne Evrope sipas kryeministrit Berisha. Por nëse shefi i ekzekutivit nuk ka një shifër për këtë vit, ai e ka atë për vitin e ardhshëm, e cila tha se do te jete minimalisht 5% dhe buxheti i shtetit do te jete me i madhi ne historinë e vendit. Këto deklarata vijnë menjëherë pas rishikimit te buxhetit te shtetit, me argumentin e qeverise për mbajtjen nen kontroll te borxhit publik. Përkundër akuzave te socialisteve, te cilët janë te bindur se qeveria do te beje dhe nje rishikim te buxhetit 2010 sesionin e ardhshëm, kryeministri foli për te kundërtën. Ai tha se Shqipëria nuk është ne krize, ndërsa shtoi se rritja e pagave e pensioneve do te vijoje dhe vitin tjetër. Kryeministri kërkoi qe projekt-buxheti i shtetit për vitin 2011 te jete ne qeveri me 1 shtator dhe duhet t'u përmbahet prioriteteve te programit te koalicionit qeverisës, për rrugët, shkollat, spitalet apo dhe projektit te ullirit. Te ardhurat nga tatimet e doganat, kreditë, koncesionet, lufta antikorrupsion dhe privatizimi i çdo gjeje publike veç digave, spitaleve e shkollave, u cituan si disa nga burimet qe sipas Berishës premtojnë për një buxhet qe do te mbështesë këto projekte. Fjala e kryeministrit ne qeveri për buxhetin e vitit te ardhshëm erdhi se si shkak i shkurtimit sot nga Këshilli i Ministrave i buxhetit afatmesëm 2010-2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›