'> Parlamenti ne 6 muaj
Sesioni i dyte parlamentar, nisi me bojkotin e opozitës ne muajin janar dhe u mbyll me një votim ne nxitim e sipër te shkurtimeve te buxhet, çka provokoi deri përplasje fizike mes deputeteve ne salle. Mazhoranca miratoi rreth 100 projektligje këtë sesion, pa marre asnjë vote kundër nga kundërshtari politik, nëse nuk llogariten qëndrimet e pakta refuzuese te LSI dhe PDU për rrëzimin e dekreteve te presidentit, apo abstenimin e republikanit Mediu për ligjin e pronave. Për shkak te bojkotit opozitar, pas janarit parlamenti ndryshoi edhe axhenden duke u mbledhur vetëm një here ne jave, çdo te enjte. Te majtët zunë 64 vendet bosh ne seancën e 25 shkurtit, për te dëshmuar se ishin gati te lëshonin pe ne favor te një kompromisi me shumicën për hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Por marrëdhëniet opozite - parlament mbeten te kushtëzuara. Ngritja e një komisioni ne mënyre te njëanshme, me objekt hetimi qe nuk përfshinte kutitë e votimit, rrezoi shpejt shpresat se kriza ishte drejt zgjidhjes. Ne muajt pasardhës, socialistet u bene pjese e debatit parlamentar qe nuk përfshinte diskutimin ne thelb te drafteve, por vetëm kërkesën për transparence zgjedhore. Me pas te majtët e zhvendosen aksionin serish jashtë parlamentit, ne bulevardin përballë kryeministrisë. 22 deputete hynë ne greve urie. Ndërhyrja e ndërkombëtareve riktheu negociatat. Ne javën e pare te qershorit socialistet morën vendet ne komisionet parlamentare dhe u bene pjese e diskutimit te projektligjeve, por deri ne fund nuk ngritën kartonët për te votuar. Kjo solli shtyrjen e drafteve qe kërkojnë shumice te cilësuar, për te cilat opozita nuk është kundër, nder me te rëndësishmit ngritja e gjykatës administrative, si dhe disa kode. Drafti i shërbimeve sekrete, kur e majta ishte e gatshme te thyente bojkotin e votës për te rrezuar numrat e shumicës, u tërhoq momentin e fundit, duke mos u dhënë shansin te provonin se qeveria kishte humbur deri mazhorancen.