E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Burg për Lindsi Lohan

Aktorja dhe modelja amerikan Lindsi Lohan është dënuar me 90 dite burg, pasi ka shkelur një vendim gjykate dhënë ne vitin 2007 për një çështje droge. Një gjykatës ne Kaliforni deklaroi se Lohan, 24 vjeçe, nuk mori pjese ne seancat e edukimit kundër përdorimit te alkoolit, diçka qe i ishte urdhëruar nga gjykata. Ai i kërkoi Lohan t'i vete dorëzohej forcave te rendit, për te filluar vuajtjen e dënimit nga 20 korriku. Aktorja kishte qene ne liri me kusht qe prej gushtit te vitit 2007, pasi u gjykua fajtore për përdorim droge dhe ngarje te makinës ne gjendje te dehur. Menjëherë pas dhënies se vendimit, aktorja ka shpërthyer ne lot. "Unë bëra maksimumin e asaj qe me është thënë, por sigurisht duke mos cenuar karrierën time," i tha aktorja gjykatës. Pasi nuk arriti te merrte pjese ne te gjitha seancat edukuese, ne muajin maj, Lohanit iu vendos një byzylyk qe kontrollonte konsumimin e alkoolit. Qe ne moshe te re, aktorja dhe modelja është njohur si një abuzuese me drogat dhe pijet alkoolike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›