'> Demat kundër pancerave
Pritjes se gjate i erdhi fundi. Sonte ne mbrëmje, demat e Spanjës kryqëzojnë brirët me vogëlushet gjermane te mrekullirave ne një gjysmëfinale, qe mund te konsiderohet pa frike edhe si finalja e Botërorit. Ne njërin krah skuadra kampione e Evropës, Spanja, ne kërkim te një kualifikimi historik ne finalen e madhe me Holandën, ne tjetrin tre here fituesit e kompeticionit, qe kane suprizuar deri tani me eliminimin e Argjentinës dhe Anglisë. Një gare edhe mes dy bomberave te Botërorit, Devid Vilja e Miro Klose, te dy ne kuotën e pese golave te shënuar. Për Podolskin do te jete një ndeshje e përcaktuar nga një gabim, pasi Spanja është një skuadër qe sipas tij ka përfituar mjaft mire deri tani nga shpërqendrimet e kundërshtareve. Ndërsa për Injesten, do te jete shume e rëndësishme te ndalohet vrulli gjerman i minutave te para. Sipas tij, nëse Gjermania nuk shënon shpejt, do ta ketë shume me te vështire te ruaje qetësinë ne loje. Gjithçka është gati për sfidën e Durban, qe luhet mbrëmjen e sotme, ne 20:30 dhe gjykohet nga hungarezi Viktor Kasai.