E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Feste ne Holandë, trishtim ne Uruguai

Tifozët holandeze ne ekstaze kane festuar deri ne orët e pare te ditës se mërkure triumfin e skuadrës se tyre ne gjysmëfinalen me Uruguain, qe i dha skuadrës mundësinë e trete për te fituar titullin e shumëdëshiruar botëror. Festa nuk ka pasur vetëm ne rrugët e Kejp Taunit, por edhe ne kryeqytetin holandez te Amsterdamit, i ngjyrosur i teri portokalli. Ne një ndeshje dramatike, qe mbajti te mbërthyer tifozët para ekranit deri ne minutat shtese, Holanda arriti te fitoje me rezultatin 3-2, pas një pjese te pare te barabarte. Te ndryshme skenat ne kryeqytetin Uruguain te Montevideo, aty ku vendasin shpresonin ne një tjetër finale historike, pas dy te parave te fituara ne vitin 1930 dhe 1950. Por megjithë eliminimit, tifozët e Uruguait janë shprehur krenare për skuadrën e tyre dhe për kualifikimin mes katër me te mirave te Botes, një rezultat qe nuk pritej aspak ne vigjilje te Botërorit. Pritshmëria për titullin e pare botëror ne Holandë është shume e madhe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›