Burg per jete Lavderim Tufes
Akuzohet si autor i masakres se kartodromit ku u vra Fatmir Rama i njohur si Miri i Xhikes
Prokuroria nuk ka hequr dore nga kerkesa per denimin me burgim te perjetshem te Lavderim Tufes i akuzuar si autor i masakres se kartodromit ku mbeti i vrare Fatmir Rama i njohur ndryshe si Miri i Xhikes dhe Kristaq Cani Julian Durishti dhe u plagos rende Fatmir Rrapaj. Gjate seances se zhvilluar dje ne Gjykaten e Tiranes dy prokuroret lexuan pretencen per te pandehurin dhe i kerkuan gjykates denimin e tij me burgim te perjetshem. Tufa gjykohet per here te dyte pasi denimi i pare me burgim te perjetshem i cili u dha nga Gjykata e Krimeve te Renda u rikthye nga Gjykata e Larte me argumentin se krimet e renda nuk ishin kompetente per kete gjykim.
Por nderkohe gjate gjykimit te dyte mbrojtja e te pandehurit eshte fokusuar ne rrezimin e proves kryesore te Prokurorise qe eshte analiza e ADN-se se te pandehurit me ate qe ndodhet ne njollat e gjakut te gjetura ne nje kapuc ne vendin e ngjarjes. Per kete arsye mbrojtja kerkoi riekspertim te analizes se ADN-se e cila kete here u be nga ekspertet shqiptare te cilet kane qene ne favor te te pandehurit.
Pergjigja e eksperteve
Ekspertet e thirrur nga gjykata Prof. dr. Vahe Mokini Prof. as.dr. Grigor Zoraqi dhe Msc. Ervin Marku kane pohuar se mbetjet e ADN-se te gjetura ne nje kapuc prane vendit te ngjarjes nuk perputhen me ADN-ne e te akuzuarit Tufa. Sipas tyre probabiliteti i perputhshmerise duhet te ishte mbi 99.99 per qind kusht qe nuk plotesohej ne rastin e Tufes. Ne kundershtim me kete konkluzion ka qene ekspertja Msc. Ela Zaimi sipas se ciles profili gjenetik i Tufes nuk mund te perjashtohej nga profili miks gjak-peshtyme i gjetur ne vendngjarje. Ekspertet sqaruan se ne vende te ndryshme referuar karakteristikave gjenetike te popullsive kufiri ne perqindje qe duhet te kalohet per ti quajtur dy profile gjenetike te njejta eshte i ndryshem. Ky fakt u permend referuar perputhshmerise 90.4 per qind te konkluduar ne vitin 2003 nga eksperti italian Renato Biondo. Sipas ekspertit italian nuk mund te perjashtohej prania e aleleve te profilit te Lavderim Tufes ne perzierjen gjak-peshtyme. Ne Evrope perputhshmeria per te akuzuar nje person eshte ne kufirin mbi 99972 per qind. Ndersa FBI-ja e ka kufirin ne masen 9999 per qind. Pra per te quajtur dy profile gjenetike te njejta perputhshmeria duhet te jete me shume se kaq - sqaroi para gjykates profesori Vahe Mokini. Me heret ekspertet paraqiten para gjykates dy akt-ekspertime te analizave krahasuese te njollave te gjakut te gjetura prane vendngjarjes me ADN-ne e familjareve te te pandehurit Tufa.
Ngjarja
Lavderim Tufa akuzohet per vrasjen e shtetasit Fatmir Rama ose i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Vrasja e Rames ka ndodhur me 29 mars rreth ores 1950 brenda lokalit Kartodromi 2000 ku ai po shikonte ndeshjen Shqiperi - Rusi. Ne ate moment viktima ka qene ne shoqerine e Ylli Kelmendit Flamur Rrapajt Kristaq Camit e Julian Durishtit. Dy persona te maskuar qelluan me bresheri kallashnikovi duke zbrazur mbi ta 60 gezhoja dhe me pas u larguan. Policia arrestoi me 26 nentor te 2004-s Lavderim Tufen nga Lundra. Gjetja e njollave te gjakut ne disa vende rruga qe kishin pershkuar tregonte se autoret e njihnin mire zonen dhe rrugicat per tu fshehur nga ndjekja prej policise.