E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria dergon ne gjykate dosjen merren te pandehura edhe dy punonjese

Dy punonjese te spitalit Onkologjik ne Tirane jane marre te pandehura nga njesia Task-Force per shkak se ne bashkepunim me njera-tjetren ato kane mundur te perfitojne 10 milione leke te vjetra si rezultat i vjedhjes se ilaceve ne farmacine e spitalit. Kryeinfermierja Arentina Arifaj dhe farmacistja e ketij spitali Margarita Kola akuzohen per vepren penale te shperdorimit te detyres. Me qellim zbardhjen e rrethanave te hetimit eshte kryer keqyrja dhe marrja e nje kopjeje te projekt-raport te kontrollit te ushtruar nga inspektoret e KLSH-se ne pavijonin ne te cilin ka diferenca midis barnave qe jane terhequr nga farmacia e spitalit per pavijonin onkologjik. Kontrolli eshte shtrire per periudhen 1 deri ne 30 shtator 2008. Ky kontroll eshte ushtruar ne zyren e statistikes se spitalit onkologjik ne prani te te pandehures Arentina Arifaj me detyre kryeinfermiere e repartit te Kimioterapise. Nga grupi i kontrollit per cdo kartele jane verifikuar llojet e barnave dhe sasite e tyre recetat bashkelidhur kartelave regjistrat e repartit etj. Si rezultat i ketij kontrolli rezulton se ne regjistrat e farmacise e repartit nuk korrespondojne shifrat bilanc ky qe arrin ne nje dem financiar prej 1milon lekesh te reja. Hetimi i prokurorise ka nxjerre ne drite mungesen e 19 kartelave mjekesore origjinale dhe se ne vend te tyre ishin hapur ne menyre fiktive kartela te tjera. Te pandehurat Arentina Arifaj dhe Margarita Kola gjate deklarimeve te dhena kane ngritur pretendimet mbi mungesen e dokumentacionit si dhe mbi pasaktesite e inspektoreve te KLSH-se. Pavaresisht pretendimeve te tyre prokurorise i kane mjaftuar si prova tre akt-ekspertimi qe te marrin te pandehurat dy punonjeset e onkologjikut Arentina Arifaj dhe Margarita Kola dhe se momentalisht ceshtja ne ngarkim te tyre i ka kaluar per gjykim gjykates se Tiranes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›