Davide Trezege qëndron te Juventusi

“Kam vendosur të qëndroj te Juventusi. Këtë vit mbush 10 vjet në këtë klub dhe nuk e ndjej se duhet ta lë”. Pas rikthimit në Itali pas “Kupës së Paqes”, Davide Trezege bëri publik vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen, të paktën për sezonin e ardhshëm. “Këtu nuk kam asgjë për të dëshmuar, por vetëm për të fituar”, - shtoi sulmuesi francez i bardhezinjve. Vendimtare ishte bisesa më disa lojtarit dhe drejtorit sportiv të Juves, Alesio Seko, që mesa duket e ka rimotivuar ish-lojtarin e Kombëtares franceze.
E Marte, 04 Gusht 2009