E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Milani duhet të forcohet

Trajneri i Milanit, Leonardo, edhe njëherë ka deklaruar se ekipi italian ka nevojë të fuqizohet para se afati kalimtar të mbyllet në fund të muaji.
"Afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ekipi tashmë është i mirë, por ka nevojë të fuqizohet", ka thënë Leonardo.
"Ne kemi nevojë për lojtarë të tjerë për ta kompletuar ekipin. Unë besoj se është e rëndësishme të kemi edhe një sulmues dhe një mbrojtës anësor", ka shtuar trajneri i kuqezinjëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›