'> Debat për reformën zgjedhore
Te mbledhur ne një tryeze për te dhënë mendime konkrete për reformën e ardhshme zgjedhore, përfaqësues te opozitës dhe mazhorances janë përplasur serish për mungesën e transparencës se zgjedhjeve te shkuara e jo për ideimin ligjor te procesit te ardhshëm elektoral. Ndërsa demokratet lënë ne dore te opozitës hartimin e amendamenteve, kjo e fundit kujton, se asnjë operacion nuk mund te behet me kodin zgjedhor, pa hetuar ne detaje zgjedhjet e shkuara parlamentare. Këtyre diskutimeve i kane paraprire nismëtaret e tryezës, vëzhguesit vendore te zgjedhjeve. Pasi qeveria ka folur për mundësinë e një projekti pilot për votim elektronik ne zgjedhjet e ardhshme vendore, përfaqësues te shoqërisë civile e kane përfshirë këtë mënyre votimi, nder rekomandimet e tyre për reformimin e kodit zgjedhor. Ata propozojnë gjithashtu dhe rregulla strikte ligjore për te ngushtuar mundësitë e partive politike për abuzim, veçanërisht ne lidhjen e tyre direkt me komisioneret. Ne aksionin qytetar për reformën zgjedhore, janë grupuar kryesisht vëzhguesit vendore te zgjedhjeve. E angazhuar krah tyre është shfaqur publikisht Lëvizja Socialiste për Integrim. prej disa javësh ajo po ben thirrje për një reforme zgjedhore e cila duhet te hartohet nga një komision me parti parlamentare dhe jo parlamentare.