'> PS reagon për buxhetin, akuza për Priftin
Një ditë pasi mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj , rishikimin e buxhetit të vitit 2010, Partia Socialiste prezent në diskutim, por jo në votim, ka paralajmëruar qeverinë se këto ndryshime nuk zbusin krizën por e thellojnë më tej atë. Deputetja socialiste Rudina Seseri, duke iu referuar reduktimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, tha se koston do ta vuajnë shqiptarët. Sipas Seserit, mazhoranca miratoi me dhunën e kartonëve dhe ne shkelje te procedurave parlamentare, buxhetin e krizës. Sipas saj, shkurtimi i shpenzimeve godet rënde investimet publike dhe punësimin par shkak se këto ndryshime janë bërë pa asnjë analizë konkrete. Gjithashtu selia rozë ka vijuar pyetjet në adresë të ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, për pasurimin e tij prej 1.8 milionë eurove ne një vit. Deputeti Taulant Balla ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka bërë pazar me Priftin dhe Metën për të ndarë milionat e përfituara nga afera korruptive. Sipas tij, Partia Socialiste i ka kërkuar edhe njëherë kryeministrit Berisha t'u tregojë shqiptareve vlerën e pazarit që ka mbyllur me protagonistët kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim.