'> Efektet e krizës ekonomike
Kriza ekonomike po jep efektet e saj edhe ne turizëm. Ne plazhet e vendit numri i i pushuesve është me i paket e po ashtu edhe te ardhurat për bizneset. Vete pronaret e hoteleve dhe restoranteve ne nje nga zonat bregdetare te Shqipërisë, ne Velipojë, pohojnë se numri i turisteve këtë vit ka rene ndjeshëm, çka ka sjelle efekte negative për bizneset e tyre. Pronaret e hoteleve dhe restoranteve përgjatë plazhit te Velipojë tregojnë se vite me pare bizneset e tyre frekuentoheshin nga një numër me i madh turistesh. Ndërsa sivjet te ndikuar dukshëm nga kriza ekonomike pushuesit kane qene te frenuar ne shpenzime. Sa për banoret e Shkodres, një pjese kane vendosur te pushojnë pranë liqenit ne pamundësi për te përballuar koston e plazhit