E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Greqi, miratohet refoma në pensione

Pavarësisht protestave masive te qytetareve greke qe i kërkonin qeverise te rishikoje masat drastike financiare, qeveria ne Athinë gjate një mbledhje, mbrëmjen e se premtes, ka miratuar reformën për pensionet. Menjëherë pas këtij vendimi te kabinetit, qytetaret greke kane vendosur te hyjnë ne një greve 24 orëshe ne shenje proteste. Me nisjen e grevës tubuesit kane bojkotuar serish oraret e punës, ndërsa si pasoje e saj është krijuar kaos edhe ne transportin publik. Një dite me pare ministri i Punës, Andreas Loverdos, pas mbledhjes se qeverise deklaroi se është vendosur qe te ketë shkurtime ne fondin e pensioneve, te rritet mosha e daljes ne pension ne 65 vjeç, si edhe te rritet numri i viteve te kontributit për pensionin me 40 vite. Qeveria socialiste përmbush kështu një kusht themelor te paketës se shpëtimit prej 110 miliardë eurosh te FMN-s dhe BE-se. Parlamenti grek pritet ta miratoje reformën ditën e marte. Sindikatat greke ndërkohë kane bere thirrje për një greve 24-orëshe këtë dite.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›