E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejohet importi i veturave më të vjetra?

Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) thonë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për zgjatjen deri në dhjetë vjet të vjetërsisë për regjistrimin e veturave, sidoqoftë vendimi do të stimulojë blerjen e veturave të reja.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevi, tha se dogana do ta zbatojnë çfarëdo vendimi që qeveria harton për regjistrimin e veturave të vjetra.

“Me regjistrimin e veturave të vjetra nuk do të dëmtohej buxheti i shtetit, por qëllimi është të mos importohen vetura të cilat e ndotin ambientin”, tha Stavileci.

Në Kosovë, aktualisht lejohet regjistrim i veturave deri në tetë vjet të vjetra. Ndryshimin për regjistrimin e veturave e mirëpresin edhe ekspertë të ekonomisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›