E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Dhjete mije përdorues droge

Rreth 10 mije shqiptare janë përdorues te rregullt te drogave te forta e te lehta. Ndonëse numri nuk konsiderohet i larte krahasuar me vendet e tjera, institucionet përgjegjëse kërkojnë angazhim nga e gjithë shoqëria ne këtë lufte. Ministria e Brendshme thotë, se janë minimizuar parcelat e mbjella me hashash dhe është forcuar kontrolli i kufijve, për te ndalur tranzitimin përmes Shqipërisë, por ne raportin e fundit te disa javëve me pare, departamenti Amerikan e shtetit e rendiste Shqipërinë ne vendet origjine e tranzit te drogave, dhe luftën ne këtë drejtim te pamjaftueshme. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjate një vizite ne ditën botërore kundër drogës ne qendrën rehabilituese "Emanuel", tha se edhe shteti duhet te ndërtoje një qendër te tille. Ne ditën ndërkombëtare te luftës kundër drogës përfaqësues te shtetit u angazhuan edhe njëherë për masa te forta, por raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, vuri ne dukje se në këtë drejtim Shqipëria kishte shume pune për te bere dhe jo vetëm strategji ne letër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›