'> Haga jep sot vendimin për Kosovën
Sot pasdite gjykata ndërkombëtare e Hagës do te japë vendimin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë se Kosovës. Seanca ne pallatin e drejtësisë ku marrin pjese 40 shtete te përfaqësuar nga delegacionet përkatëse, do te nise rreth orës 15:00 dhe nuk dihet se sa do te zgjasë. Vendimin e marre nga paneli i 15 gjykatësve, pas shqyrtimit te argumenteve pro dhe kundër te rreth 30 shteteve, do ta japë vete gjyqtari japonez, Hisashi Ovada. Kosova dhe Serbia ne këtë seance ne Hagë do te përfaqësohen ne nivel ministrash, respektivisht ministri i jashtëm kosovar Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremic. Ndërsa ne Serbi situata duket e tensionuar, atmosfera ne Kosove është me e qete. Mediet kosovare theksojnë se vendimi do te jete pro Kosovës, kjo edhe për faktin se ne panelin e 15 gjyqtareve nga shtete te ndryshme, 9 kane njohur Kosovën, ndërsa 6 te tjerë jo. Ne dhjetor te vitit 2009, ne një seri seancash dëgjimore, 31 shtete, përfshi këtu Kosovën dhe Serbinë, kane dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë. Ky vendim i Hagës e cila nisi shqyrtimin e ligjshmërisë me kërkesë te Serbisë, do te ketë vetëm rol këshillues.