E Diel, 1 Nëntor 2026

'> PD tenton te kaloje SHISH

Mazhoranca rikthen për votim projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror, te shume kontestuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga ndërkombëtaret. Ne emër te aleancës atlantike te veriut, Ambasadori amerikan ne Tirane John Withers i kërkoi qeverise shqiptare te tërhiqte draftin, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s i telefonoi kryeministrit Berisha për te mos miratuar këtë ligj qe thyente besueshmërinë e vendit tone ne raport me aleancën. Por pikërisht një seance para mbylljes se punimeve te kuvendit, demokratet provojnë te kalojnë draftin përmes një amendimi te deputetit Fatos Hoxha. Amendimi parashikonte tërheqjen nga gjithë ndryshimet e mëparshme, duke lënë vetëm nenin qe i ve mandat kreut te Shërbimit Informativ, çka do te thotë largimi nga detyra i zotit Bahri Shaqiri. Por opozita e kundërshtoi fort këtë nisme te mazhorances, përmes kreut te grupit Gramoz Ruci. Kundër miratimit te draftit u shprehen edhe deputetet e LSI, duke vene ne dyshim numrat e nevojshëm te mazhorances për te miratuar ligjin. Por nisma e shumicës u vu edhe me shume ne pikëpyetje, kur ne mbledhjen e komisionit te sigurisë mbajtur me dyer te mbyllura ne ambientet e kuvendit, veç opozitës votuan kundër amendamentit "hoxha" edhe demokratet Leonard Demi, Gazmend Oketa dhe Paulin Sterkaj. Kështu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi tërheqjen nga votimi te draftit. Megjithatë mazhoranca ka lënë gjithçka te hapur. Duke i lënë 48 ore afat Komisionit për te bere amendime te tjera ne këtë ligj nuk përjashtohet mundësia qe propozimi i tyre mbi SHISH te testoje serish votat e deputeteve ne seancën e ditës se hënë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›