E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Nis shqyrtimi i buxhetit ne parlament

Rishikimi i buxhetit te shtetit për vitin 2010 nisi te shqyrtohet ne parim ne seance plenare, ku mazhoranca dhe opozita për ore te tera debatojnë, jo me për nevojën e ndryshimit te ligjit kryesor financiar te shtetit, por mbi mënyrën se si ai po ndryshohet. Ministri i Financave Ridvan Bode pranoi rritjen e borxhit, por, sipas tij ai nuk është nje borxh problematik, ndërkohë qe qeveria ka vijuar politiken e rritjes se pagave, e jo te taksave. Bode refuzon te pranoje se shkurtimi i buxhetit me 39 miliard leke është për shkak te krizës, teksa deklaron se ne fakt kjo politike po ndiqet për te ruajtur stabilitetin makroekonomik et vendit. Erion Brace nga Partia Socialiste ka akuzuar qeverinë se ne fakt me politikat e saj financiare dhe ato monetare te bankës janë varfëruar qytetaret shqiptare, por aspak ata qe ndodhen ne pushtet. Ministrat me radhe kane vijuar te mbrojnë shkurtimin e buxhetit te shtetit pa kryeministrin Berisha. Për here te pare qe nga 2005, kur erdhën te djathtët ne pushtet, shefi i qeverise nuk ndodhet ne një seance plenare kur diskutohet buxheti, ndërkohë qe ka qene i pari qe ka mbrojtur buxhetet vjetore dhe ato suplementare ne gjysmën e vitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›